Siguria e avionëve ushtarakë, të stacionuar në Qendrën e transportimeve tranzite në aeroportin "Manas" të Bishkekut, sigurohet nga pala amerikane, njoftoi një burim në strukturat e zbatimit të ligjit të Kirgistanit. Pala kirgistanase ruan vetëm aeroportin dhe pistën e fluturimeve, vuri në dukje ai.

0Burimi rikujtoi gjithashtu se në përputhje me marrëveshjen për vendosjen e qendrës tranzitore të transporteve midis Kirgistanit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vitit 2009, avionët amerikanë që i përkasin asaj nuk mund të inspektohen nga pala kirgistanase.