Bombat artizanale që shpërthyen në Maratonën e Bostonit më 15 prill u përgatitën në apartamentin, ku i vrari gjatë tentativës së arrestimit Tamerllan Carnaev jetonte me gruan dhe vajzën e tij, njoftoi të premten kanali televiziv CNN, duke iu referuar burimeve të policisë.

Ende nuk dihet nëse ishte apo jo në dijeni të sulmit terrorist e veja e tij, Catherine Russell, shtëpia e së cilës këtë javë u kontrollua nga agjentët e FBI-së. Ata i bënë gjithashtu Russell një analizë të ADN-së.

Sipas mendimit të hetuesve, fakti që mbi fragmentet e një prej bombave u gjetën gjurmë të ADN-së së një femre nuk do të thotë aspak se në aktin terrorist në fjalë ka qenë e përfshirë medoemos një grua.