Sipas versionit të një burimi në Departamentin e Aviacionit Civil të Kirgistanit, shkaku i rrëzimit të avionit amerikan cisternë “C-135” mund të ketë qenë ndonjë front stuhie, të cilin ekuipazhi i aeroplanit është përpjekur ta anashkalojë.

Më parë në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme të Kirgistanit njoftuan se avioni cisternë i SHBA-së mori flakë dhe shpërtheu në ajër.

0Avioni po fluturonte nga Bishkeku për në Afganistan. Sipas njoftimeve paraprake, në bordin e avionit ndodhej një sasi e madhe karburanti.