Deri më tani nuk ka kurrfarë dëshmish që të provojnë faktin e lidhjes së vëllezërve Carnaev me ndofarë organizatash të huaja terroriste, marrjen e mbështetjes prej tyre apo "ekzistencën e një komploti me përmasa të mëdha, por ne jemi ende duke kryer hetime", deklaroi Shefi i Zbulimit Kombëtar të SHBA-së, James Clapper, në një intervistë të botuar sot në gazetën “The Washington Post”.

"Vëllezërit Carnaev ka shumë gjasa të kenë vepruar të vetëm, por ne duhet të presim megjithatë përfundimin e hetimit", shtoi ai.

Hetimi, në veçanti, do të përpiqet të sqarojë se si ka ndodhur radikalizimi i vëllezërve Carnaev.

026-vjeçari Tamerllan Carnaev dhe 19-vjeçari Xhohar Carnaev dyshohen nga autoritetet e SHBA-së për organizimin e sulmit terrorist në Maratonën e Bostonit më 15 prill të këtij viti.