Projekti japonezo-francez fitoi tenderin për ndërtimin e centralit bërthamor në qytetin Sinop të Turqisë. Marrëveshja për këtë do të nënshkruhet të premten, njoftoi një përfaqësues i Ministrisë turke të Energjetikës.

Në tenderin për ndërtimin e centralit të dytë bërthamor turk morrën pjesë Japonia dhe Kina, e cila deklaroi gatishmërinë e vet për t’i ofruar palës turke teknologjitë e saj për këtë ndërtim. Centrali bërthamor në fjalë do të kushtojë 22-25 miliardë $. Vënia në shfrytëzim e tij është planifikuar në vitin 2023.