Astrofizikani i famshëm, drejtuesi i programeve shkencore Stephen Hawking vendosi të fluturojë në kozmos.

"Fakti që unë jam i bashkangjitur me një aparat respirator artificial nuk e ka ndryshuar mënyrën time të jetesës", - deklaroi ai në një mbrëmje bamirësie në Londër, - "Dhe unë shpresoj shumë se do të më jepet mundësia për të fluturuar drejt kozmosit në bordin e aparatit kozmik të kompanisë "Virgin Galactic" të biznesmenit Richard Branson".

Në fund të prillit anija kozmike "SpaceShipTwo" e kompanisë "Virgin Galactic" kreu me sukses fluturimin e parë të pilotuar mbi shkretëtirën e Kalifornisë. Ndërsa në fund të këtij viti planifikohet lëshimi i aparatit kozmik drejt kozmosit.