Qiellin mbi Moskë e hapën për fluturimin e avionëve të pasagjerëve. Urdhëri i Ministrisë së Transportit të Rusisë hyri në fuqi më 2 maj. Avionët mund të fluturojnë vetëm në lartësinë mbi 8 mijë metra.

Qielli mbi kryeqytetin rus është hapur që në fillim të marsit të vitit 2013, por deri më 2 maj çdo aeroplan duhet të merrte për këtë një leje të veçantë. Tani të gjitha kufizimet janë hequr. Itinerarët e rinj të fluturimeve mbi Moskë tashmë janë përfshirë në librat (manualët) ndërkombëtare të referencës.