Dy persona u ndodhën nën rrënoja si rezultat i shembjes që ndodhi në një minierë në rajonin e Çeljabinsk, njoftuan në Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë.

Në fund të prillit Zëvendës Shefi i Inspektoratit Shtetëror të Punës në rajonin e Çeljabinsk, Aleksandër Kulikov, deklaroi se miniera do të mbyllet meqenëse puna e saj nuk është aspak rentabël, njoftuan mediat lokale.