Të enjten në Republikën e Tuva-së ra tërmeti i tretë brenda dy ditëve të fundit. Magnituda e tij ishte 3.4 ballë, njoftoi Shërbimi Gjeofizik i Degës siberiane të Akademisë ruse të Shkencave.

Lëkundjet e para të forta sizmike me magnitudë 5.5 ballë u regjistruan në rajonin në fjalë të martën. Në të njëjtën ditë ra një tjetër tërmet me magnitudë 3.6 ballë. Viktima dhe dëme serioze nuk ka patur.