Të enjten në mëngjes në Moskë një pastruese rrugësh u hospitalizua, pasi i shpërtheu në duar një kuti, të cilën ajo e gjeti në kohën e pastrimit të territorit, njoftoi zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të kryeqytetit.

Gruaja me lëndime të rënda u dërgua urgjentisht në një institucion mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tani ekspertët e teknikës eksplozive dhe xhenierët.