Ndërtesa e Komisariatit të policisë në qytetin e dytë më të madh të Libisë, Bengazi, u shkatërrua si pasojë e një shpërthimi. Fatmirësisht viktima.

Shpërthimi në fjalë, sipas vëzhguesve rajonalë, ka shumë gjasa të jetë organizuar nga islamistët radikalë.

Në Tripoli situata vazhdon të mbetet e tensionuar. Atje për të satën ditë me radhë grupe të armatosura të ish-revolucionarëve vazhdojnë të mbajnë të rrethuara ndërtesat e dy ministrive - të Punëve të Jashtme dhe të Drejtësisë. Ata kërkojnë "pastrimin" e strukturave shtetërore nga zyrtarët, të cilët kanë patur lidhje me regjimin e Muammar Gaddafit.