Qëndrimi i Rusisë dhe SHBA-së ka një domethënie të rëndësishme, por zgjidhja e krizës siriane varet jo vetëm nga këto vende, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp në Budapest pas bisedimeve me homologun e tij hungarez Janos Martonyi.

Sipas fjalëve të Lavrovit, është e rëndësishme që aktorët e jashtëm të zbatojnë marrëveshjet që përmban komunikata e Gjenevës. "Bëhet fjalë për heqjen dorë nga parakushtet dhe shkaqet artificiale të vonimit të negociatave mes opozitës dhe qeverisë", - tha ai.