Koreja e Veriut po përfundon ndërtimin e reaktorit bërthamor me ujë të lehtë në Yongbyon, ndërsa vënia e tij në shfrytëzim mund të fillojë që javët e ardhshme, njoftoi ditën e mërkurë Instituti amerikano-korean i Shkollës së studimeve prespektive ndërkombëtare, duke iu referuar rezultateve të analizimit të imazheve të reja satelitore të qendrës së re bërthamore në Yongbyon.

Të dhënat në dispozicion dëshmojnë se ekspertët koreanoveriorë i janë afruar përfundimit të punëve të ndërmarra jashtë ndërtesës, në të cilën është vendosur reaktori bërthamor, deklarojnë në Institutin e sipërpërmendur. Sipas konkluzioneve të bashkëpunëtorëve të tij, punimet po përfundojnë tashmë "edhe brenda ndërtesës".