Lëshimi i aparatit “Zhongxing-11” u realizua nga kozmodromi Xichang në jugperëndim të Kinës me raketëmbajtësen “Changzheng-3B”. Sateliti do të sigurojë transmetimin e sinjaleve të telekomunikacionit në rajonin e Azi-Paqësorit.

Në vitin 2013 Kina planifikon të lëshojë në hapësirë 20 aparate kozmike, duke përfshirë këtu edhe anijen e pilotuar “Shenzhou-10”. Aktualisht në orbitën rreth Tokës funksionojnë më shumë se 200 aparate kozmike kineze, shifër kjo e cila përbën rreth 1/5 e numrit të përgjithshëm të aparateve kozmike që ndodhen atje.