Lideri i Koresë së Veriut konsideron të nevojshëm forcimin e luftës kundër depërtimit të kulturës së padëshiruar, e cila helmon mendjet e njerëzve. Sipas mendimit të tij, duhen hequr qafe pa mëshirë të gjithë elementët e huaj, të cilët idealizojnë "ëndrrat boshe". Mareshali deklaroi për këtë gjatë kohës së vizitës së vet në Ministrinë e Sigurimit të Popullit me rastin e festës së 1 Majit.

Gjithashtu, Kim Jong-Yun bëri thirrje për të rritur gatishmërinë në kushtet e konfrontimit me "imperialistët amerikanë dhe regjimin kukull koreanojugor, të cilët po ndërmarrin përpjekje aktive për të shtypur Korenë e Veriut".