Situata në Siri do të jetë një nga çështjet kyçe të diskutimeve gjatë vizitës së pritshme në Moskë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, njoftoi në një konferencë për shtyp Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Patrick Ventrell.

Ai theksoi se, në veçanti, do të diskutohet çështja e furnizimit me armë të regjimit sirian nga Rusia. Në të njëjtën kohë, Patrick Ventrell vuri në dukje se në Moskë dhe në Uashington "provojnë të njëjtin shqetësim serioz në lidhje me çështjen e përdorimit të armës kimike në Siri dhe një sërë problemesh të tjera".