Komiteti i Parlamentit irlandez për marrëdhëniet e jashtme miratoi një apel adresuar Qeverisë së Irlandës, nga i cili u hoq kërkesa fillestare për aplikimin e sanksioneve kundër zyrtarëve rusë të dyshuar për përfshirje në vdekjen e Sergei Magnitskit, njofton gazeta “The Irish Times”.

Në vend të kësaj deputetët i kërkuan Kabinetit të Ministrave që t’i shprehë preokupimin e vet Moskës në lidhje me vdekjen e juristit në qelinë e paraburgimit.