Sipas fjalëve të Presidentit të Komisionit Europian Jose Manuel Durao Barroso, në jug të Europës është krijuar një situatë emergjente në sferën sociale, zgjidhja e së cilës nuk mund të shtyhet kurrsesi.

Ai theksoi se në samitin e BE-së në qershor do të diskutohen masat e reja për rritjen e punësimit. Vendimet do të financohen nga Pakti mbarëeuropian i rritjes. Shuma e financuar arrin në 120 miliardë euro.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, në mars të këtij viti shkalla e papunësisë në mesin e europianëve të moshës nën 25 vjeç vetëm në Greqi ka arritur në pothuajse 60%. Në Spanjë papunësia për grupmoshën e mësipërme ka arritur shifrën 50%, ndërsa në Itali rreth 40%.