Policia e Bostonit njoftoi për arrestimin e tre të dyshuarve të rinj në lidhje me çështjen e sulmit terrorist në maratonë, njofton policia në mikroblogun e saj në Twitter.

0Sipas informacionit të CNN, arrestimi u bë nga FBI-ja. Policia ende nuk ka njoftuar se kur u arrestuan të pandehurit, ç'lidhje kanë ata me shpërthimet dhe organizatorët e dyshuar të tyre - vëllezërit Tamerllan dhe Xhohar Carnaev.