Autoritetet siriane i përgënjeshtrojnë njoftimet mbi të shtënat me armë zjarri ditën e hënë në drejtim të avionit rus, i cili po fluturonte nga Egjipti për në Kazan, njoftoi ditën e mërkurë Agjencia shtetërore SANA me referim tek një burim zyrtar në selinë kryesore të aviacionit civil.

0Ditën e martë Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë u rekomandoi kompanive ajrore të ndalojnë, deri në marrjen e udhëzimeve të mëtejshme, fluturimet e aeroplanëve të pasagjerëve mbi vendet ku zhvillohen operacione ushtarake.