Si pasojë e shpërthimit që ndodhi në Mahaçkalla (Dagestan), sipas të dhënave paraprake, humbën jetën dy persona dhe dy të tjerë u plagosën, njoftuan burimet në organet lokale të zbatimit të ligjit. Ndër viktimat mund të ketë dhe fëmijë.

Shpërthimi buçiti në afërsi të ndërtesës së prokurorisë në qarkun administrativ Leninskij të qytetit.

Ende nuk ka asnjë detaj rreth shpërthimit. Vendi ku ndodhi shpërthimi është rrethuar nga efektivët e policisë. Në vendngjarje po punojnë specialistët e lëndëve eksplozive, xhenierët dhe ekipi hetimor.