Serbia do ta njohë së shpejti Traktatin e Brukselit, pavarësisht qëndrimit të përfaqësuesve të komuniteteve serbe në Kosovë dhe Metohi (KeM), të cilët kërkojnë verifikimin e përputhshmërisë së kësaj marrëveshjeje me kushtetutën serbe. Kjo u njoftua nga Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç (serb. Ivica Dačić).

"Ne kemi vendosur ta miratojmë marrëveshjen, dhe ajo do të miratohet. Dhe autoritetet serbe nuk kanë për të diskutuar asgjë dhe me askënd në lidhje me këtë", - deklaroi Daçiç.

Më parë ishte menduar të zhvillohej një referendum për njohjen e marrëveshjes. Por serbët e Kosovës dhe Metohisë e kundërshtojnë votimin popullor, meqenëse ata janë mëse të bindur se rezultati i tij është i paracaktuar paraprakisht.