Zëvendësministrat e Mbrojtjes të Rusisë dhe SHBA-së, respektivisht Anatoli Antonov dhe Jim Miller, në një takim në prag në Bruksel diskutuan në mënyrë të detajuar propozimet e Uashingtonit në lidhje me problematikën e Mbrojtjes evropiane antiraket, njoftoi ditën e mërkurë vetë Anatoli Antonov. "Sot problemi ynë kryesor me amerikanët është mungesa e parashikueshmërisë", - tha Anatoli Antonov.

0Plani i SHBA-së për krijimin e sistemi të Mbrojtjes antiraket në Evropë është një nga shkaqet e tensioneve të rritura në marrëdhëniet SHBA-Rusi për shkak të refuzimit të Uashingtonit për të dhënë garanci ligjore që ky sistem nuk do të drejtohet kundër Rusisë.