Si rezultat i shembjes së një ndërtese një javë më parë në afërsi të kryeqytetit të Bangladeshit 149 persona cilësohen ende si të zhdukur pa lënë gjurmë. Numri i viktimave të shembjes së ndërtesës ka arritur deri në 402 vetë.

Shembja e ndërtesës shumëkatëshe, të ndërtuar ilegalisht, ndodhi më 24 prill në periferi të Dhaka. Sot në Dhaka po zhvillohen protesta me pjesëmarrjen e mijëra punëtorëve, të cilët kërkojnë garantimin e sigurisë në punë si dhe dënimin me vdekje të pronarit të rrobaqepësisë, ku ndodhi tragjedia.