Një seri të shtënash me armë zjarri dhe shpërthimesh në Irak gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar vdekjen e 15 personave, ndërkohë që 42 të tjerë janë plagosur.

Javët e fundit në Irak janë zhvilluar protesta masive të sunitëve, të cilët pretendojnë se diskriminohen nga ana e qeverisë së Kryeministrit Nouri al-Maliki.

0Protestuesit kërkojnë lirimin e shokëve të tyre të idesë, të cilët mbahen nën arrest pa ditur se përse akuzohen, vendosjen e moratoriumit mbi dënimin me vdekje dhe anulimin e ligjit të veçantë mbi luftën kundër terrorizmit.