Efektivët e policisë turke përdorën topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra demonstrues në Stamboll, njoftuan mediat lokale.

Përleshjet filluan kur një grup personash u përpoq të zhvillonte një demonstratë me rastin e 1 Majit në Sheshin Taksim. Aktivitete të tilla janë të ndaluara në këtë zonë për shkak të rikonstruksionit që po kryhet atje.