Më 1 maj në Greqi po zhvillohet greva e përgjithshme kombëtare 24-orëshe kundër masave shtrënguese ekonomike. Në qendër të Athinës sindikatat do të organizojnë dy demonstrata. Festimi zyrtar i Ditës Ndërkombëtare të Punës në vend është shtyrë zyrtarisht deri më 7 maj.

Pritet që greva të shkaktojë bllokime të trafikut rrugor. Spitalet do të kryejnë vetëm operacione emergjente.