Aktorja e famshme amerikane Deanna Durbin ndërroi jetë të martën, më 30 prill, në moshën 92-vjeçare. Lajmi iu përcoll gazetarëve nga i biri i yllit të kinematografisë, Peter David.

Suksesin e parë Deanna Durbin e arriti pas rolit në filmin muzikor (musical) "Çdo të dielë". Në vitin 1940 ajo u bë aktorja më e paguar në Shtetet e Bashkuara, duke marrë një honorar prej 400.000 $.