Anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Venezuelës u përleshën mes tyre në Karakas gjatë një seance parlamentare. Si pasojë e incidentit në fjalë u lënduan disa persona.

Sherri nisi pas miratimit të ndalimit të fjalës për deputetët, të cilët nuk njohën rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Sipas përfaqësuesve të opozitës, si rezultat i zënkës u lënduan 7 persona. Nuk ka njoftime lidhur me faktin e lëndimit të ndonjërit prej deputetëve të Partisë së Bashkuar Socialiste në pushtet.