Kur kometa “ISON” të fluturojë këtë vit pranë Tokës, ka shumë mundësi, që pluhuri nga bishti i kometës të shkaktojë një shi meteor. "Në vend që të digjen nga shkëndijat e dritës, ato (grimcat) do të bien në mënyrë kaotike butësisht poshtë në tokë", thuhet në deklaratën e shkencëtarit të Universitetit “Western Ontario”, Paul Weigert.

0Grimcat e pluhurit do të udhëtojnë me një shpejtësi 201.168 km/h, por sapo të depërtojnë në atmosferën e Tokës ato do të ngadalësojnë fluturimin deri në humbje të plotë të shpejtësisë. Për këtë arsye vëzhguesit në Tokë nuk do të mund t'i shikojnë dot meteorët, se si bien ata mes për mes atmosferës në janar të vitit 2014, shtoi shkencëtari.