Pozicioni i Gjermanisë në lidhje me çështjen e dërgesave të armatimeve në Siri nuk ka ndryshuar. Gjermania, si edhe më parë, është kundër furnizimit të rebelëve me armë, deklaroi Kancelarja gjermane Angela Merkel në një intervistë të botuar sot në një sërë gazetash lokale.

0Autoritetet gjermane i nënshtrohen shpesh kritikave për faktin se shumica e vendimeve mbi furnizimin e armëve merren nga Këshilli Federal i Sigurimit, i cili nuk mblidhet rregullisht dhe zhvillon takime në kushte konspiracioni të rreptë në një sallë të vogël të Departamentit të Kancelarisë Federale.