Ditën e mërkurë Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, deklaroi se po dëbon përfaqësuesit e Agjencisë Amerikane për zhvillimin ndërkombëtar të vendit, duke i akuzuar ata për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit.

0Në fund të vitit 2011 Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bolivia ranë dakord për rivendosjen e marrëdhënieve dhe nënshkruan marrëveshjen përkatëse kornizë. Sipas dokumentit, vendet ranë dakord të zhvillojnë bashkëpunimin në luftën kundër trafikut të drogës, të rrisin bashkëpunimin në shërbimet e zbulimit dhe të përmirësojnë marrëdhëniet tregtare. Të dyja palët vunë gjithashtu në dukje se do të rifillojnë punën e ambasadave të tyre.