Avionët e Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) dërguan ndihma humanitare në Kinë për të prekurit nga tërmeti. Dy avionë Il-76 (russ. "Ил-76") u ulën në aeroportin e qytetit të Chengdu, duke sjellë në vend sende të nevojës së parë dhe produkte ushqimore. Pesha totale e ndihmave humanitare ruse është rreth 40 ton.

Më 28 prill avionët e MSJ-së ruse dërguan në Chengdu 13.5 ton ndihma humanitare.

Më 20 prill në qarkun e Lushan të provincës Sichuan ra një tërmet me magnitudë 7.0 ballë sipas shkallës Richter. Viktima të tij u bënë rreth 200 persona, më shumë se 12.000 të tjerë u lënduan.