0Me qëllim që pishtari olimpik të transportohet në orbitë, nisja e anijes “Sojuz” me ekuipazhin e ri të SKN, i cili do të ndërrojë atë që po punon aktualisht atje, do të bëhet në një datë më të shpejtë.

Fillimisht ishte planifikuar që anija “Sojuz” të nisej për në SKN (ISS) më 25 nëntor. Sipas grafikut të ri lëshimi i saj u caktua për në 7 nëntor. Përveç ekuipazhit të ri anija do të çojë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar edhe pishtarin me zjarrin olimpik. Kurse në Tokë ai do të kthehet pas 5 ditësh me ekuipazhin e vjetër. Data e uljes në Tokë gjithashtu është shtyrë nga 10 deri më 12 nëntor. Në Stacion do të krijohet një situatë mjaft e rrallë: për njëfarë kohe në të do të ndodhen njëherazi dy ekuipazhe kozmonautësh dhe astronautësh. Gjithsej 9 persona.

Stafetë e zjarrit olimpik do të startojë në Moskë më 7 tetor. Në rrugën e tyre drejt Soçit vrapuesit do të kalojnë nëpër 2.900 pika banimi dhe do të përshkojnë të gjitha 83 subjektet e Federatës Ruse.

Për stafetën do të prodhohen 14.000 flakadanë (pishtarë) në ngjyrë argjendi të kombinuar me të kuqe në formën e zogut mitologjik Feniks, që sjell fat të mirë. Edhe pishtari “kozmik” ka të njëjtën formë, ngjyrë dhe madhësi. Deri kohët e fundit kishte mbetur intriguese vetëm një gjë, dhe pikërisht, nëse do të digjej me të vërtetë flaka në të apo jo.

Zjarri i hapur në bordin e anijes kozmike mund të përbëjë një rrezik shumë serioz. Komenton Nënpresidenti i Federatës së Kozmonautikës të Shën Petersburgut, Oleg Muhin:

- Vëllimi i ajrit rreth pishtarit do të digjet. Nëse do t’i bëhet pishtarit një pipth kandili, atëhere ai duhet të furnizohet vazhdimisht me burim energjie. Duhet marrë shumë gaz me vete, sepse pishtari do të djegë gjithë oksigjenin. Në Tokë zjarri mund të transportohet, të zhvendoset nga një vend në tjetrin. Me aeroplan gjithashtu mund të dërgohet nga një vend në tjetrin. Por jo në hapësirën kozmike. Sepse janë krejtësisht të ndryshme kushtet, mbingarkeset.

Me qëllim që flaka të qëndrojë e ndezur edhe në bordin e SKN (ISS), edhe gjatë daljes së kozmonautëve në kozmos nevojitet jo vetëm një bombolë gazi, por edhe një rezervë e madhe oksigjeni. Në kushtet e mungesës së peshës produktet e djegies nuk ngrihet lart, ashtu siç ndodh në sipërfaqen e Tokës. Ato do të mblidhen rreth e përqark zjarrit. Ndërsa kjo mund të çojë në mbinxehjen e bombolave dhe në shpërthimin e tyre, nëse nuk do të parashikohet ndonjë kompleks i madh mbrojtës mbi pishtarin. Prandaj në Agjencinë Federale Kozmike të Rusisë - “Roskozmos” morrën vendimin që të mos rrezikojnë dhe të bëjnë pa zjarr të vërtetë (live). Megjithëse, ka shumë mundësi, që në pishtarin “kozmik” flakën ta imitojnë në ndonjëfarë mënyre.

0Përveç kozmosit në stafetën e zjarrit olimpik ka edhe shumë destinacione të tjera të pazakonta. Zjarri është menduar të dërgohet deri në majën e Elbrusit - malit më të lartë në Evropë, në Polin e Veriut si dhe të zhytet deri në fund të liqenit Baikal. Detajet e operacionit “nënujor”, i cili përkatësisht kompleksitetit të vet është i krahasueshëm me atë “kozmik”, tani për tani mbahen sekret.