Rreth sulmit të sotëm terrorist në Damask Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" i tregoi korrespondentja e Kanalit televiziv sirian"Al-Ihbariya", Yara Saleh:

- Shpërthimi gjëmoi rreth orës 11:00 në Sheshin Marjeh, mu në zemër të Damaskut. Terroristët e organizuan sulmin pikërisht në këtë vend, ka shumë mundësi, për shkak të faktit se Sheshi Marjeh është një nga më të populluarit në Damask. Atje ndodhen shumë seli të organizatave të ndryshme, hotele, dyqane të mëdha. Jo shumë larg sheshit ndodhet stacioni hekurudhor.

0Sipas të dhënave paraprake, 13 persona humbën jetën dhe mbi 70 të tjerë u plagosën. Një numër i madh ndërtesash u dëmtuan. Ka shumë mundësi që pas këtij akti makabër të qëndrojnë organizatat "Al-Qaeda" ose "Jabhat al-Nusra". Por deri më tani askush nuk e ka marrë mbi vetë përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist.