Teleskopi kozmik “Herschel” i Agjencisë Hapësinore Europiane ndaloi së funksionuari, pasi rezervave të tij të energjisë u erdhi fundi.

Gjatë 4 viteve teleskopi “Herschel” u ka ofruar astronomëve fotografi unike, të realizuara me rreze infra të kuqe. Por afati kohor i punës së sistemit ftohës me helium, i cili ftohte sensorët e teleskopit deri në temperatura tejet të ulëta në mënyrë që ai ta kryente plotësisht funksionin e tij, filloi t'i afrohej fundit disa muaj më parë.

Operatorët e teleskopit në javët e ardhshme do të zhvillojnë testet e fundit dhe pastaj “Herschel” do të nisë fluturimin e tij kaotik drejt Diellit.