Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov më 2 maj pritet të mbërrijë me një vizitë punë në Hungari.

0Gjendja dhe perspektivat e marrëdhënieve dypalëshe, çështjet themelore të bashkëpunimit midis Rusisë dhe BE-së si dhe bashkëpunimi në kuadër të Këshillit NATO-Rusi janë çështjet që do të shqyrtohen nga Krerët e Ministrive të Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Hungarisë. Pritet gjithashtu të shkëmbehen mes tyre pikëpamjet në lidhje me zhvillimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, çështjet e Ballkanit dhe situatën në Afganistan.