SHBA-ja dhe Koreja e Jugut përfunduan stërvitjet e përbashkëta ushtarake në shkallë të gjerë “Foal Eagle”, të cilat zgjatën plot dy muaj.

Në këto stërvitje morrën pjesë më shumë se 10 mijë ushtarakë amerikanë dhe rreth 200 mijë ushtarë korenojugorë. Sipas mendimit të analistëve, këto stërvitje vjetore ishin në mënyrë të konsiderueshme më agresive se sa ato të mëparshme dhe u pasqyruan më gjerësisht.

0Koreja e Veriut i kundërshtoi me forcë këto manovra. Pakënaqësinë e Phenianit e shkaktoi gjithashtu edhe fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan dy bombardues “B-2 Spirit” për fluturime demonstrative mbi territorin e Koresë së Jugut.