Rusia nisi dy avionë Il-76 (russ. "Ил-76") me ndihma humanitare suplementare për të prekurit nga tërmeti në Kinë.

Avionët do të dërgojnë në Kinë mjete të nevojës së parë dhe produkte ushqimore. Pesha totale e ndihmave humanitare është rreth 36 ton. Më parë në qytetin kinez të Chengdu qenë transportuar 13.5 ton ndihma humanitare.

Më 20 prill në provincën e Sichuan ra një tërmet me magnitudë prej 7.0 ballë të shkallës Richter. Viktima të tij u bënë rreth 200 persona, më shumë se 12.000 të tjerë u lënduan.