Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në demonstratën e 1 Majit. Kjo u njoftua nga Shërbimi për shtyp i Kremlinit. Mungesa e Putinit në festimet e 1 Majit në Moskë do të jetë e lidhur me faktin se ai atë ditë do të jetë me punë në Shën Petersburg.

Një vit më parë Putini, si Kryeministër, së bashku me Presidentin e atëhershëm Dimitri Medvediev kryesoi marshimin e kolonës së 1 Majit, të organizuar nga sindikatat.