Dhjetra njerëz u vranë dhe u plagosën si rezultat i një shpërthimi të fuqishëm që gjëmoi sot mu në qendër të Damaskut, në Sheshin Marjeh, njoftoi kanali televiziv libanez "Al-Mayadin".

Sipas njoftimeve paraprake, u hodh në erë një makinë bombë. Në çdo moment të ditës Sheshi Marjeh është i mbushur plot me njerëz, rreth e rrotull ndodhen shumë institucione, hotele dhe dyqane. Vala goditëse e shpërthimit dëmtoi dhjetra makina, theu xhamat dhe kornizat e dritareve të ndërtesave të afërta, në vendin e shpërthimit ka shpërthyer një zjarr i madh. Pas sulmit terrorist u dëgjuan të shtëna armësh zjarri.

0Nuk ka ende të dhëna zyrtare për viktima dhe të lënduar të tjerë.