Instituti i përkthimit të Biblës me rastin e Pashkëve ka nxjerrë në treg një CD audio me hyrjen e Ungjillit sipas Gjonit "Në fillim ishte Fjala ..." në 62 gjuhë të popujve të Rusisë.

Sipas njoftimit të Institutit, projekti, realizimi i të cilit kërkoi goxha punë, përfundoi për 3 vjet. Në përgjithësi, tekstet janë regjistruar atje ku jetojnë folësit e lindur të gjuhës - në Kamçatkë, në Siberi, në Dagestan dhe rajone të tjera.