Niveli i papunësisë në 17 vendet e zonës së euros vazhdon të rritet: në mars ajo shënoi një rekord të ri, duke u rritur deri në 12.1%. Kjo shifër po vazhdon të rritet tashmë gjatë 23 muajve të fundit dhe rezultoi të ishte rekord që nga momenti i fillimit të mbajtjes së statistikës në vitin 1995. Shumica e të papunëve ndodhen në Greqi, Spanjë dhe Portugali.

0Këto të dhëna u publikuan në kuadër të vizitës së Kryeministrit të ri italian, Enrico Letta, në Gjermani. Enrico Letta foli kundër vazhdimit të politikës së ekonomisë shtrënguese, duke deklaruar se Evropa duhet të bëhet sërish motori i rritjes ekonomike.