Në Paraguai epidemia e etheve tropikale Dengue arriti nivelin maksimal historik - 48 persona të vdekur. Numri i pacientëve rezulton të jetë më shumë se 70 mijë persona. Për këtë njoftoi Ministri i Shëndetësisë i Republikës, Antonio Arbo.

0Edhe më shumë se 110 mijë pacientë, të dyshuar si të prekur nga ethet tropikale Dengue, ndodhen nën mbikëqyrjen e rreptë të mjekëve. Sipas fjalëve të Ministrit, "numri i të sëmurëve të këtij viti është katër herë më i lartë sesa ai i vitit 2012".