Policia italiane ka lëshuar urdhëra për arrestimin e 6 islamistëve. Supozohet se ata janë anëtarë të një celule terroriste që ka përgatitur sulme terroriste në Itali dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas deklaratës së zëdhënësit të karabinierëve, këta 6 persona dyshohen për komplotim me qëllim kryerjen e akteve terroriste ndërkombëtare dhe nxitje të urrejtjes racore. Policia beson se të dyshuarit ndodhen në Lombardi, Puglia dhe Siçili, dhe se të paktën njëri prej tyre fshihet në Belgjikë.