Një grup hetuesish të prokurorisë koreanojugore ndërmorri sot një kontroll dhe konfiskim të dokumenteve në selinë e Shërbimit Informativ Kombëtar, i cili dyshohet në lidhje me përpjekjet për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012.

0Në operacionin në fjalë, siç njoftojnë mediat e Seulit, morrën pjesë 25 persona. Ata konfiskuan, në veçanti, dokumentet e të ashtuquajturit grupi i luftës psikologjike kundër Koresë së Veriut, i cili vepron brenda shërbimit të fshehtë të Zbulimit. Bashkëpunëtorët e tij dyshohen për publikimin në Internet të komenteve politikisht të mprehta, të cilat ndjekin si synim diskreditimin e opozitës.