Për shkak të udhëtimit të Kryeministrit të Japonisë drejt Kopshtit Botanik të Moskës u krijua një trafik i ngjeshur prej shumë kilometrash: në orët e pikut në mëngjes në qytet u mbyllën disa nga arteriet kryesore të transportit automobilistik urban. Sipas dëshmive të automobilistëve, të cilët mbetën të bllokuar në trafik, lëvizja e automjeteve u pezullua për më shumë se gjysmë ore.

Në Kopshtin Botanik të Akademisë ruse të Shkencave Kryeministri Shinzo Abe mbolli një sakura, bëri një shëtitje nëpër kopshtin japonez dhe pa një pjesë teatrale japoneze, të interpretuar nga artistë rusë.

Gjatë kthimit të mysafirirt të lartë të huaj nga shëtitja rrugët e Moskës u bllokuan për herë të dytë.