Joao Havelange dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të nderit të FIFA-s (Federata Ndërkombëtare e Futbollit), ka shumë mundësi, pas shprehjes së akuzave për mitmarrje në adresë të tij.

Joao Havelange e ka udhëhequr FIFA-n nga viti 1974 deri në vitin 1998, kurse më pas u bë President nderi i Federatës.

Në raportin e sotëm të Dhomës së Arbitrazhit të Komitetit për etikën e FIFA-s u njoftua se braziliani 96-vjeçar u largua nga posti i tij më 18 prill.

0Në vitin 2012 Komiteti i FIFA-s për etikën i ka quajtur Joao Havelange dhe dhëndrin e tij Ricardo Teixeira, Kreun e komitetit Organizativ të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2014 në Brazil, si përfitues të mundshëm të pagesave të paligjshme nga ish-partnerja e marketingut e FIFA-s - kompania “ISL”.