6 ekstremistë islamistë pranuan në një gjykatë britanike se patën planifikuar të sulmonin pjesëmarrësit e mitingut të organizatës joqeveritare English Defence League (Lidhja e Mbrojtjes Angleze), e cila del kundra islamizimit të Britanisë.

Islamistët kishin planifikuar ta kryenin sulmin terrorist në qershor të vitit të kaluar. Por plani i tyre dështoi për shkak se kur  mbërritën ata tubimi i English Вefence League kishte përfunduar.

Makina që kishin përdorur ekstremistët islamistë, u konfiskua më vonë për shkelje të rregullores së qarkullimit rrugor. Pas kontrollit të automjetit në të u gjetën armë dhe eksploziv së bashku me një shënim, në të cilin flitej për armiqtë e Islamit.