Një nga kompanitë më të mëdha të gazit në botë "Gazprom" në vitin 2012 regjistroi një rënie të theksuar të fitimeve të veta, vijon nga raporti i botuar sot i holdingut rus.

Vëllimet e eksportit të kompanisë janë reduktuar, njëkohësisht janë rritur shpenzimet dhe pagesat retroaktive - kthimi blerësve i mbipagesave për furnizimet e gazit si rezultat i rishikimit të çmimeve post factum.

0Treguesit e arritur financiarë e bëjnë "Gazprom-in" përkatësisht profitabilitetit të vet kompaninë e tretë më fitimprurëse në botë: të ardhurat neto (38 miliardë $) të gjigandit rus të gazit renditen pas atyre të ExxonMobil (44.88 miliardë dollarë) dhe Apple (41.747 miliardë $). Sipas rezultateve të vitit 2011 "Gazprom" doli kompania me profitabilitet më të lartë në botë (44.46 miliardë $).